Një ndër talentet më të mëdhenj të kampionatit shqiptar, Rubin Hebaj, tashmë është prezantuar edhe zyrtarisht te Domzhale në kampionatin slloven. Klubi njofton se sulmuesi shkodran është një përforcim cilësor në sulm, ku nevojiteshin përforcime, siç tregon drejtori sportiv Matej Orazhem:

“Në fund të sezonit të shkuar vendosëm se duhej të përforconim sulmin. Sulmuesi i kombëtares sllovene Alen Ozhbolt tashmë do të ketë në krah Rubin Hebajn, që është sulmues i të rinjve të Shqipërisë. Një sulmues si Hebaj nuk ekziston në kampionatin slloven, ndaj vendosëm të kërkojmë jashtë dhe Rubini ka një potencial të jashtëzakonshëm. Për shkak të ndeshjeve me Kombëtaren U-21 dhe detyrimeve të shkollës, ai është bashkuar paksa me vonesë me ne, por jemi të bindur se ai do të jetë shumë shpejt i gatshëm të ndihmojë skuadrën tonë”.  Vetë Hebaj shprehet entuziast për aventurën e re: “Është një hap i madh për mua. Jam i gëzsuar që do të luaj në një klub si Domzhale. Është një klub i famshëm për punën e mirë me të rinjtë. Unë jam i ri, klubi ka besim tek unë dhe do të bëj gjithçka që ta justifikoj këtë besim. Për mua kalimi në Domzhale është një hap i ri përpara në karrierë”. Deri tani kam luajtur me kombëtaret e moshave në Shqipëri, duke udhëtuar shpesh jashtë, ndaj nuk besoj se ambientimi do të jetë problem. Dua të arrij rezultate sa më të mira me Domzhalen, përfaqësim të mirë në Europa League dhe gjithashtu sukses në kupë”.