Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, ishte shumë i shokuar pas humbjes me Gladbahun në “Allianz Arena”.

Portieri i bavarezëve e kishte të vështirë të gjente fjalët për të përshkruar këtë humbje të skuadrës së tij.

E dyta pas asaj të një jave më parë në Berlin. “Nuk e kuptoj se si pësuam dy gola nga hiçi në fillim të ndeshjes. Ishim futur me mentalitetin e duhur në këtë takim, duke u nisur edhe nga rezultatet e fundit.

Lojtarët u munduan dhe dhanë maksimumin, kjo u pa edhe sonte (dje). Goli i dytë ishte një goditje në fytyrë, vështirë ta shpjegosh këtë situatë që ndodhemi”, u shpreh Manuel Nojer për “Sky”.