Ata që e kanë veshur fanellën e saj, padyshim që janë emocionuar shumë. Kur kanë arritur suksese, janë gëzuar po aq shumë dhe e njëjta gjë edhe kur kanë dështuar, sërish e kanë vuajtur shumë.

Sportistët që në vite kanë luajtur për Vllazninë ndjehen edhe sot e kësaj dite të lumtur që e kanë patur këtë mundësi dhe janë të lumtur që ia kanë dalë.

Njëra prej tyre është volejbollistja e njohur e viteve ’80, Nora Deda. Ajo është një nga më të mirat e Vllaznisë së atyre viteve, por edhe anëtare e ekipit kombëtar.

Jo më kot është vlerësuar si një nga “volejbollistet e shekullit të SK Vllaznia”. Ndërkohë, aktualisht ajo është pedagoge e edukimit fizik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në një përcaktim të asaj se çfarë përfaqëson ky emër për të, ish- volejbollistja e njohur shkruan: “Vllaznia asht bashkimi i vlerave që identifikojnë Shkodrën në historinë e saj”.
© shkodrasport.com