Viti 1978 mbetet i rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar. Vllaznia shpallej kampione e Shqipërisë, luante me sukses ndaj Austrisë së Vjenës dhe padyshim që ato emocione janë ende kujtesën e të gjithë shkodranëve që i kanë përjetuar ato. Më poshtë keni një fotenspic të gazetës “Sporti Popullor” të datës 9 maj 1978 ku i bëhej jehonë shpalljes kampion të ekipit të Vllaznisë. “Përfundon kampionati i 32-të kombëtar i futbollit. Vllaznia për të 5-tën herë kampione”.

Ky ishte titulli i kësaj gazete. Më poshtë ndër të tjera shkruhej: “Me të mbaruar ndeshja Traktori- Vllaznia kampionët e rinj u drejtuan përballë tribunës. Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Mustafa Çelkupa” mban fjalën e rastit. Nga rrjeshtat e ekipit shkodran del kapiteni i tij, Medin Zhega.

Kryetari i Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve të RPSSH, Veiz Lelo i dorëzon atij kupën”. Poshtë saj, është fotoja e ekipit kampion e bërë nga fotografi i asaj kohe Tonin Gega. Në faqet e brendshme të gazetës janë edhe intervista të protagonistëve të këtij suksesi.

Kapiteni Zhega do të shprehej: “Stërvitja me ngarkesë dhe intensitet bënë që unë të paraqitesha në të gjitha ndeshjet. Dhe këtë formë sportive të kënaqshme ia kushtoj jo vetëm përgatitjes serioze dhe të vazhdueshme por edhe ndihmës e bashkëpunimit të gjithë shokëve, duke filluar që nga mbrojtja me në krye Bizin, me mesin e fushës ku punuan mirë A. Hafizi e shokët e tij të rinj si dhe lojtarët që u aktivizuan në sulm, duke përfshirë edhe Axhanin mjaft aktiv në këto ndeshjet e fundit”.

Por protagonistë janë edhe emra të tjerë si Basha, Vaso, Durraj, E. Hafizi, Paçrami apo dhe të rinjtë Arra, Borshi, Vukatana, Gruda etj. Natyrisht që edhe trajnerët Xhevdet Shaqiri e Ramazan Rragami kanë meritën e madhe të këtij suksesi të para 40 viteve.
© shkodrasport.com