Sot Vllaznia vuan për tifozët. Sigurisht që ky është një minus i madh për këtë skuadër e cila tifozërinë e ka patur si një pikë të fortë mbështetëse në vite. Mjafton të shohim këtë video dhe kupton menjëherë se kush janë tifozët shkodranë. Vetëm 16 vite më parë ka qenë ky stadium i mbushur në këtë mënyrë. Dhe të mos harrojmë: Në “Loro Boriçi” pamjet e mësipërme nuk i takojnë asnjë përballje me Italinë apo me Spanjën.

Por me Tiranën, Lushnjen dhe ekipe të tjera të kampionatit shqiptar. Nëse Vllaznia sot nuk është mirë, një arsye e fortë është edhe mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit.

© shkodrasport.com

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/wSegZ61LBWw” frameborder=”0″ gesture=”media” allowfullscreen ]