Nedim Bajrami e ka nisur vitin në mënyrë fantastike. Mesfushori shënoi dje gol kundër Lazio në transfertë dhe Empoli i tij mori një pikë, pasi ndeshja përfundoi 3-3.

Numri 10 i Empolit është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 20-të të Serie A, ndërkohë që është vlerësuar me një notë të mirë nga Gazzetta dello Sport.

Gazeta italiane i ka dhënë notën 7 mesfushorit me tipare sulmuese dhe mes të tjerash për të shkruan: “I pagabueshëm nga pika e bardhë. Nga një iniciativë e tij lind edhe goli i dytë i skuadrës”.

Bajrami ndërkohë është edhe në qendër të lajmeve të merkatos, pasi mediat në Itali raportojnë se e do Lazio dhe Sassuolo.