Atalanta arriti një kualifikim të madh mbrëmjen e djeshme, që edhe pse pa praninë e tifozëve rezultoi të ishte një nga sfidat më të bukura të Champions League këtë sezon.
Pasi kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Valencias me rezultatin e thelle 4-1, Atalanta kishte detyrën të ruante atë rezultat të marrë në “San Siro” dhe ia arriti qëllimit, kundër një Valencia që nuk ishte dorëzuar që në raundin e parë.
Spanjollët luftuan deri në fund dhe Atalanta iu përgjigj me Iliçiç, i cili arriti tës hënojë katër gola dhe të dërgojë skuadrën e tij për herë të parë në çerekfinale të Champions League.
Por jo vetëm Iliçiç ka merita për këtë sukses historik. Edhe Berat Gjimshiti me shokë bënë maksimumin e tyre për të gëzuar gjithë bergamaskët, të mbyllur nëpër shtëpia për shkak të përhapjes së koronavirus.
Mbrojtësi i kombëtares sonë, sipas “Eurosport” është lojtari më i mirë në difensivën e skuadrës së Gasperinit. Në këtë ndeshje Gjimshiti vlerësohet me notën 7 dhe “Eurosport” e arsyeton: “I përgjegjshëm, i sigurt në avancimet para dhe i vendosur në fazën mbrojtëse. Mbrojtës me besueshmëri të madhe”. /vipsport/