Ekipi i Vllaznise ne note mori pjese fundjaven qe shkoi ne kampionatin kombetar te te rinjve dhe te rriturve. Ai u perfaqesua nga keto sportiste: Elia Lika, Viki Tafrruku, Uerda Jahaj, Amel Delanin, Drini Ujkashej,Andia Pemaj, Skerdi Kroni, Alkeo Isufi, Klea Dedi, Adriel Marku dhe Marin Pjetraj.
Ka spikatur notarja Viki Tafrruku qe ka zene vendin e pare ne garen e 50 metrave shpine ne kategorine “open”. Po ashtu vend te trete ne disiplinen 100 meter stil i lire per te reja dhe vend te dyte ne 400 meter stil i lire per te reja dhe vend te trete ne kategorine OPEN.
Elia Lika ka zene vend te dyte ne disiplinen 100 meter shpine ne kategorine OPEN.
Uerda Jahaj ka zene vend te pare ne disiplinen 400 meter MIX kategoria OPEN, vend te trete ne 100 meter delfin per kategorine OPEN vend te trete ne 50 meter shpine, kategoria OPEN.
Amel Delanin ka zene vend te dyte ne 100 meter stil i lire per te rinj dhe ne vend te trete per te njejten gare ne kategorine OPEN, vend i dyte ne disiplinen 50 meter stil i lire per te rinj dhe i treti ne kategorine OPEN Ne 200 meter stil i lire fitoi vendin e dyte per te rinj dhe te trete ne kategorine OPEN.
Nderkohe ne garat e stafetave per vajzat, ne 4×50 stil i lire vend i dyte per te reja/ te trete per te rritura, ne 4×100 stil i lire vend i dyte OPEN, ne 4×200 stil i lire vend i pare per te reja/te dyte per te rritura, 4×50 mix vend i trete kategoria OPEN dhe 4×100 mix vend i trete kategoria OPEN
Ne baze te ketyre rezultateve, ekipi i femrave i vllaznise zuri vendin e trete ne renditjen ekipore te kampionatit duke treguar kesisoj se rezultatet e notit shkodran po vijne gjithnje ne rritje dhe me siguri qe ne garat e ardhshme, do te dhurojne rezultate edhe me te mira./SHKODRA-SPORT.COM/