Notaret e Vllaznise kane bere nje paraqitje te mire ne nje tjeter aktivitet kombetar. Behet fjale per kupen “Klavio Meça’ e cila u organizua diten e djeshme ne pishinen “Stela” te kryeqytetit nga Federata Shqiptare e Notit. Garat jane zhvilluar ne kategorine OPEN (tre me te miret e çdo gare ne rang kombetar).

Ekipi i Vllaznise eshte perfaqesuar ne kete aktivitet nga 16 sportiste dhe pikerisht: Viki Tafrruku, Vittoria Hyso, Melodi Mimaj, Herta Mimaj, Kayla Bala, Klea Dedi, Federika Rrotani, Ajten Zaja, Rajna Memçaj, Skerdi Kroni, Dean Vajushi, Matia Jubani, Angjelo Rrotani, Kean Tafili, Joel Golemi dhe Kol Rupa.

Nder rezultatet e arritura nga notaret kuqeblu spikasin ato te Viki Tafrrukut qe fitoi 3 vende te dyta ne disiplinat 50, 100 meter stil i lire dhe 100 meter katernotim.

Vittoria Hyso fitoi 2 vende te dyta ne 50,100 meter shpine dhe dy vende te treta ne 50,100 meter stil I lire. Ekipi I Vllaznise se femrave nderkohe fitoi vend te trete ne stafeten 4x 50 meter stil I lire ku u perfaqesua nga sportistet: Viki Tafrruku, Vittoria Hyso, Klea Dedi, Herta Mimaj./www.shkodrasport.com/