Notari shkodran Gabriel Brushtulli eshte renditur i treti ne kampionatin kombetar te te rinjve te Italise, pikerisht ne garen e 50 metrave bretkose, njekohesisht duke vendosur edhe rekord te ri kombetar per Shqiperine ne kete disipline.
18 vjeçari ka bere nje paraqitje shume te mire ne kampionatin italian duke e thyer rekordin kombetar te kesaj disipline. Fillimisht ne kohen 29″02 ne eliminatore dhe me pas me kohen 28″94 dhe ka grumbulluar 721 pike fina. Me kete rezultati ai ka marre medaljen e bronzte duke u renditur i treti ne Itali.
Brushtulli ne ditet ne vazhdim do te marre pjese edhe ne garat e 100 dhe 200 metra bretkose ku padyshim qe objektivi eshte per t’u ngjitur serish ne podum te vazhdoj permiresimin e rekordeve kombetare.
Ky sportist jo me kot shkelqen ne not sepse ka nje tradite familjare te shkelqyer. Ai eshte nipi i familjes se mirenjohur “Shestani” ne Shkoder e cila i ka dhuruar Vllaznise dhe ketij qyteti disa kampione dhe rekordmene ne vite.
Sot eshte Gabrieli i cili jeton ne Itali i cili o e vazhdon kete tradite, madje duke e çuar edhe me tej sese kemi te bejme me nje rej notareve te rinj me te mire te ketij vendi.
Por problemi i tij eshte se Federata Shqitare e Notit nuk i ka kushtuar vemendjen e duhur duke mos e derguar te perfaqesoje vendin tone ne kompeticionet e rendesishme europiane dhe boterore.