Bayern Munich dhe Real Madridi kanë barazuar 2-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Për vendasit golat i shënuan Leroy Sane dhe Harry Kane, ndërsa për Real Madridin autor i dy golave ishte ylli brazilian Vinicius Junior.
Ekip më i mirë sipas Sofascore ishte Bayern Munich që u vlerësua me notën 7.04, ndërsa Real Madridi mori notën 6.87. Lojtari me notën më të madhe në këtë ndeshje ishte Toni Kroos i cili u vlerësua me notën 8.5 falë asistimit magjik tek goli i parë si dhe paraqitjes fantastike në përgjithësi.
Me notë të madhe tek Real Madridi u vlerësua edhe Vinicius Junior i cili mori një 8.2 pas dy golave të shënuar. Tek Bayern Munich lojtari më i mirë ishte Harry Kane me 8.3, ndërsa me paraqitje pozitive u vlerësua edhe Jamal Musiala 7.9.
Dështimi i ndeshjes doli të jetë Lucas Vazquez i cili mori notën 5.9 pasi shkaktoi penallti.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: