Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë në transfertë dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani.
Barazimi emocionues bëri që kuqezinjtë të ishin me zemër “të ngrirë”, teksa më i miri në fushë me notën 7.8 sipas “SofaScore” ishte portieri Etrit Berisha.
Nje vleresim mese i merituar pasi portieri kuqezi edhe njehere tjeter tregoi se mbetet nje nga pikat me te forta te kombetares tone me pritjet e bera dhe garancine qe i jep skuadres.
Pas tij vijnë Seferi, Bajrami, Ismajli dhe Asllani. Nderkohe Mario Mitaj eshte vleresuar me noten 6.7 ndersa Elseid Hysaj me noten 6.3