Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit. Golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit shpërthyen festën kuqezi në Pragë duke i dhënë një start fantastik këtij rrugëtimi.

Në përfundim të ndeshjes, SofaScore dhe FlashScore kanë zbardhur notat e të gjithë futbollistëve ku Ardian Ismajli shpallet më i miri nga të dyja sajtet me notën 8.3. SofaScore vlerëson Manajn me 7.6, ndjekur nga Asani me 7.5, ndërsa FlashScore Manajn me 7.4 dhe Asanin me 7.9.

Notën më të ulët nga kuqezinjtë e kanë marrë portieri Strakosha (6.2/6.6) i cili gaboi te goli i pësuar dhe kapiteni Elseid Hysaj (6.4/6.5).

Në tërësi, ekipi i Sylvinhos vlerësohet me notën pozitive 7.2 kundrejt 6.5 të Ukrainës së Rebrov.