Neritan Novi pas humbjes në Ballsh ka akuzuar gjykimin dhe këtë e ka pohuar edhe me batuta në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes në “Adush Muça”. “U nisëm nga Gjirokastra për në Ballsh për të parë estradën e Ballshit, por është çudi e madhe se kishin ardhur tre parodistë nga Vlora.

Deri te penalltia loja ishte e barabartë, u dha jo që nuk ishte penallti, ndryshoi rrjedha e lojës. E kam thënë që janë çuna të rinj e nuk e durojnë presionin dhe është gjynah t’u hash mundin e djersën, jo se do të bënim çudira, por do të vinim këtu të bënim një ndeshjë të bukur”.

“Kisha futur në lojë 5-6 lojtarë që janë pjesë e të rinjve të Luftëtarit, kanë shumë futboll dhe kualitet e në ndeshjen tjetër do t’i fus për të marrë minuta dhe do të jenë pjesë e Luftëtarit vitin e ardhshëm.

Për veten nuk mund ta them me siguri, edhe mund të jem, edhe mund të mos jem, të mbarojë njëherë kampionati. Nuk e di, mbase do rri…”/Vipsport/