Nuabueze shenon serish per Laçin. Minuta e 52-te dhe kurbinasit shenojne nje tjeter gol duke e çuar ne 2-0 rezultatin e ketij takimi.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me disa ndryshime ne formacion kete ndeshje teksa surprize ka qene ndoshta ulja ne stol e Walusimbit dhe po ashtu edhe mosaktivizimi i Krujes. Ne vend te tyre ka preferuar kete here Bardullen e Ristevskin.

Nje formacion i kujdesshem i ndertuar nga trajneri Jonuz per t’u mbrojtur me shume forca dhe per te shfrytezuar kundersulmin e shpejte me ane te Shtubines e Likes.

Ne minutat e para ka qene Laçi me kerkues megjithate i kane munguar gjuajtjet ne drejtim te portes se Sherrit. Por nderkohe pas nje kunderzbritje te bukur te Likes, Gurishta ne minuten e 16-te me nje gjuajtje tokazi ka rrezikuar seriozisht porten vendase duke qene shume prane golit. Ne minuten e 28-te ka qene braziliani Teko qe provoi me te majten e tij por topi perfundoi mbi traverse.

Ne minuten e 39-te do te ishte Nuabueze qe deri atehere ishte krejt ne hije, qe me nje gjuajtje te forte ne hyrje te zones, arriti ta dergonte topin ne rrjeten e portes se Vllaznise, 1-0.

Laçi- Vllaznia 2-0

Shënues: Nuabueze ’39, ’52

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevksi, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla (Walusimbi 51′), Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz

Gjyqtarë: Philip Faruggia, Paul Apap, Ivan Galea (Malte)