Një modele jo shumë e njohur në vendin tonë, por duke parë imazhet e realizuara së fundi, e lyer me ngjyrat e klubit futbollistik Inter, po zgjon kureshtjen e madhe, Blerina Shaho ka vendosur të rrëfejë mbi veten, punën që bën, komplekset e mentalitetit shqiptar që censuron femrat të pozojnë më të zhveshura dhe punën që bën jashtë vendit si asistente marketingu.

Sa kohë ka që merresh me modelizëm?

Me modelizëm kam filluar që në vitin 2006, hera e parë në 15-shen e vajzave finale në “Supermodel of the World Albania”

Cili është profesioni që ju fle më së shumti në shpirt?

Në fakt, krahas modelingut, kam mbaruar dhe universitetin për Psikologji dhe është profesioni që ende nuk kam filluar të ushtroj.

E ke pasur problem të pozosh e zhveshur dhe e lyer me ngjyrë?

Jam shumë pa komplekse kur bëhet fjalë për punën dhe pasionin tim për modën dhe shumë problem nuk e kam pasur. Problemi i vetëm ngelet ndoshta te mentaliteti që ekziston te ne dhe paragjykimet e njerëzve.

Na e përshkruaj veten pak dhe na fol më shumë mbi punën e jetën tënde?

Jam Blerina Shaho. Jam një tip i shoqërueshëm dhe tepër e komunikueshme. Siç e përmenda dhe me lart jam shumë europiane dhe pa komplekse. Përsa i përket punës, punoj më tepër jashtë Shqipërisë dhe jam në marrëdhënie pune si hostess dhe si asistente marketingu.

Sa kërkesa ke pasur nga bota mashkullore, pasi je prezantuar si modele seksi?

Nga bota mashkullore gjithmonë kam pasur kërkesa, mjafton një foto të publikoj dhe nuk ndalojnë mesazhet, ndikojnë dhe format e mia të trupit, për të cilat shpeshherë më pyesin, pasi nuk e besojnë që s’kam bërë ndonjë ndërhyrje.

A mendon se femra duhet gjithmonë të tregojë atributet e saj?

Mbase nuk duhen treguar gjithmonë atributet, por mua më pëlqen çdo gjë në fushën e modës dhe tregoj aq sa e shoh të arsyeshme.

A do të pozoje e zhveshur (nudo) për ndonjë revistë apo reklamë të njohur?

Do të pozoja për ndonjë revistë ose reklamë të rëndësishme dhe më tepër jashtë, pasi këtu nuk të lënë rehat paragjykimet.

Sa fitimprurës është modelizmi në Shqipëri në krahasim me atë jashtë?

Në Shqipëri modelizmi është ende shumë mbrapa në krahasim me atë jashtë, ende nuk arrijnë të bëjnë dallimin topmodele/fotomodele, apo dallimin modele/miss. Besoj, duhet ende shumë punë për të arritur ndonjë gjë si pasarelat e Milanos, Parisit etj..

Si tifoze e flaktë, cila do ishte dëshira që do ju plotësoje futbollistëve, në rast të fitoreve të tyre?

Unë jam tifoze e flaktë e Interit. Do doja të realizoja një set fotosh atje në San Siro ose Giuseppe Meazza si quhet për ne interistët.

Ndonjë futbollist i preferuar shqiptar, me të cilin do kaloje natën?

Nuk kam asnjë futbollist të preferuar shqiptar, sepse rrallë ndjek futbollin tonë, por vetëm Interin, që më është bërë dhe si sëmundje, (qesh) ka pasur dhe raste që kam qarë pas humbjeve.