Braziliani Cassius eshte larguar tashme nga Vllaznia dhe nuk do te jete me pjese e kesaj skuadre per sezonin e ri, por krejt ndryshe qendron situata me moldavin Sidorenco.

Ai ka disa dite qe ka nisur stervitjen me ekipin dhe madje ne testin e kontrollit te zhvilluar gjate dites se sotme, eshte aktivizuar per 60 minuta nga ana e stafit teknik.

Me pas eshte zevendesuar duke i lene vendin 18 vjeçarit Smajli. Gjate ketyre minutave qe ka luajtur, Sidorenco u perpoq te bente me te miren e tij duke luajtur si sulmues anesor, por kuptohet qe ende nuk eshte ne formen e tij me te mire.

Periudha e gjate qe ka qendruar pa stervitje padyshim qe ka ndikuar tek ai, megjithate shpresohet qe nga dita ne dite te kape parametrat e duhur fizike dhe te jete nje forme me shume ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Edhe gjate sezonit te kaluar, Sidorenco ka treguar se di te luaje futboll dhe mund te jete nje element i vlefshem edhe per Vllaznine e ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/