Kukësi nuk ka një alternativë të dytë në sulëm, jo vetëm për takimin me Laçin, por edhe për takimet pasardhëse.

Trajneri Cungu thuajse e ka përjashtuar sulmuesin tjetër të Kukësit, Haris Harba, të cilit I dha hapsira në fillim, por në katër takime që e ka aktivizuar,ai nuk e ka bindur në asnjë aspekt stafin teknik.

Boshnjaku nuk është në planet e trajnerit Cungu dhe ai shikohet i ikur, ndaj prishja e marrëveshjes pritet të ndodhë edhe para hapjes së merkatos së janarit.

Kështu me Harbën gjithcka është thuajse e mbyllur dhe sulmuesi është i predispozuar të kërkojë largimin para kohe./newsport/