Tirana u mund nga Vlaznia në ndeshjen si pritës në Lushnje me rezultat 3-4. Bledi Shkëmbi ishte i pakënaqur me nivelin e mbrojtjes së skuadrës dhe pavëmendjen e sa.

Në intervistën e pas ndeshjes trajneri i tiransve është i habitur me paraqitjet individuale të lojtarëve si dhe fajëson fushën si homologu it ij. Ndeshjet në Ballsh dhe kjo në Lushnje janë 2 më të këqijat sipas tij në drejtimin e Tiranës.

“Fillimi i lojës i papërqendruar, bëmë start shumë të dobët. Linja e mbrojtjes nuk ishte e vëmendshme. Hymë shumë në ritmin e lojës. Nuk di çfarë t’i vë emrin. Kemi punuar në stërvitje, por individualisht nuk performojmë. Ishim ndryshe si ekip në pjesën e dyutë, por duhet të luajmë konstant e jo të shënojmë sa për të zbutur goladën e kundërshtarit.

ustifikime mund të gjesh sa të duash, si për shembull fusha e stadium në gjendje të mjerë. Reagimi ynë ishte i sforcuar. Pjesa e parë me Bylisin dhe kjo e stomja, 2 lojërat më të këqija që kemi bërë deri tani”, u shpreh Shkëmbi.