Arena Kombëtare nuk do të quhet më e tillë, pasi “Air Albania” ka fituar tenderin për të drejtën e emrit të impiantit më të ri sportiv në vend. Lajmi bëhet i ditur nga Procesi Sportiv që raporton se kompania më e re e fluturimeve në vendin tonë ka fituar të drejtën për emrin.

“Air Albania Stadium” do të quhet ky impiant modern i ndërtuar në qendër të kryeqytetit. Federata Shqiptare e Futbollit do të përfitojë plot 650 mijë euro në vit nga kjo kompani ajrore, ku ka lidhur një kontratë 5-vjeçare.

Pikërisht në këtë stadium do të luhet ndeshja e nesërme, mes Vllaznisë dhe Apolonisë që do të jetë testuese në prag të sfidës së Kombëtares me 17 nëntor kundër Francës.