“Nuk e di nëse do të qëndroj te Milani, të shohim pas Europianit”, u shpreh Theo Hernandez nga grumbullimi me kombëtaren francezeve në Euro 2024.
Anësori i majtë, një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve italiane, pëlqehet nga disa klube të ndryshme. Sidomos nga Bayerni dhe Reali.
Deklarata e tij ka krijuar shqetësim dhe pasiguri te tifozët e Milanit, ndërkohë që drejtuesit i kanë idetë e qarta. Për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit nevojiten minimalisht 100 mln euro.
Zlatan Ibrahimovic u shpreh pak ditë më parë se Theo, Maignan dhe Leao nuk lëvizin nga kuqezinjtë, por deklarata plot pikëpyetje e francezit ka turbulluar ambientin e “Djallit”.
Theo mban shiritin e zv. kapitenit dhe është një ndër të preferuarit e popullit kuqezi. Diçka ka ndryshuar, pasi muaj më parë mendonte ndryshe në lidhje me të ardhmen te Milani.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe punoj çdo ditë për të shkruar historinë me Milanin. Jam zv. kapiteni i ekipit, ndihem shumë krenar që jam një ndër liderët”.0