Napoli ka fituar ndeshjen e radhës në kampionat ndaj skuadrës së Milanit, teksa në fushën e lojës për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Ai ka zhvilluar një ndeshje të një niveli mesatar, teksa në krahun e tij napolitanët nuk vuajtën në asnjë moment. Hysaj në minutat e fundit luajti edhe në pozicionin e mbrojtësit të majtë, ndërkohë që mediat italiane kanë vlerësuar qetësinë e tij.
“Tuttomercatoweb”– Hysaj 6.5 – Duket më në formë se në ndeshjen e fundit para ndeshjeve të kombëtareve. Jep pak, ose aspak hapësirë në krahun e tij kur Napoli hapej në lojën e saj gjatë pjesës së dytë, dhe nuk e humbet asnjëherë qetësinë në dalje dhe bën zgjedhjen e duhur në mos ndërhyrjet.
“Sportmediaset” e ka vlerësuar me notën 6 paraqitjen e Hysajt në duelin ndaj Milanit.
© shkodrasport.com