Olivier Zhiru nuk do të transferohet te Everton, ndonëse i premtohet një vend si titullar në këtë skuadër, pasi gruaja e tij nuk dëshiron që të jetojë larg Londrës. Këtë e ka zbuluar trajneri i Everton, Sem Allardajs, i cili ka shpjeguar se vendimi i futbollistit për të vazhduar te Arsenali është i motivuar nga qëndrimi i bashkëshortes së tij, Xhenifer. I pyetur nëse do të provonte të afronte Zhiru, siç kishte vepruar paraardhësi i tij Kuman gjatë verës, Allardajs dha këtë shpjegim të çuditshëm.
“Nuk do ta thosha një gjë të tillë, pasi ai refuzoi të vinte në Liveprul herën e kaluar. Ai nuk dëshiron të lëvizë më në veri se sa Londra, nuk e besoj. Ose gruaja e tij nuk dëshiron. Duhet ta dini që është shumë e rëndësishme për gratë e futbollistëve. Normalisht janë ata që bëjnë ligjin, e them këtë nga eksperienca”, tha ish-trajneri i Anglisë. /vipsport.al/