Mungesa e Mesit te Inter Majemi në dy ndeshjet e fundit nuk mund të mos binte në sy. Argjentinasi nuk ishte i gatshëm as në stol për skuadrën e tij në Amerikë.
Trajneri Maskerano ka qetësuar tifozët për mungesën e Mesit në muajin mars. Tekniku i Inter Majemit zbulon se nuk është i dëmtuar, teksa është lënë jashtë për të pushuar.
“Leo nuk është i dëmtuar. Ai ka një mbingarkesë, por kjo është arsyeja pse kemi vendosur ta lëmë pushim. Nuk duam të rrezikojmë, që të mbetet jashtë për 1 muaj”, u shpreh Maskerano.
Inter Majemi ia ka dalë t’i fitojë të dyja ndeshjet e luajtura pa Mesin.