Mançester Siti po konsideron shitjen e mbrojtësit Xhon Stones në merkaton e verës, teksa tashmë nuk është më i preferuar nga trajneri Pep Guardiola, ndërkohë Arsenali është i gatshëm pë ta bërë pjesë tijin.
Sipas “90 min”, Arsenali është gati t’i ofrojë mbrojtësit anglez një vend titullari, ndërkohë te topçinjtë ai do të gjente Mikel Arteta, me të cilin ka punuar më parë teksa Arteta ka shërbyer si ndihmës trajner i Pep Giuardiolës.
25 vjeçari Stones iu bashkua Sitit në vitin 2016 për shifrën 55 milionë euro, duke zënë vendin e 4-t si blerja më e shtrenjtë e Guardiolës te Siti, por tashmë mesa duket spanjolli ka humbur besimin te ai.