Drejtuesit e Galatasaray-t kanë marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e PSG-së dhe këtë më së miri e tregojnë transferimet e Icardit dhe Paredes.

Tashmë te skuadra nga Turqia kanë vendosur të ëndërrojnë edhe më shumë dhe duan të sjellin…Neymar!

Synimi i tyre është që në dy vitet e ardhshme, Galatasaray të fitojë një nga dy trofetë më të rëndësishëm në Europë, pa e fshehur dëshirën për…Champions League.

Pavarësisht se kjo duket e pamundur, mediat turke pohojnë se takimi i parë mes përfaqësuesve të Galatasaray dhe atyre të Neymar është zhvilluar tashmë.