Molla e sherrit ishte Mehdi Taremi. Inzagi dhe Konseisao debatuan për faj të sulmuesit dhe ndoshta dot në mbrëmje do të bëjnë humor mes dunave të rërës dhe gradaçelave.

Të dy, kampionë të Italisë me Lacion në vitin 2000, rrezikuan që të hidhnin poshtë një miqësi që ishte 20-vjeçare për shkak të dy shtyllave të goditura në minutat e fundit dhe pas 120 sekondave zjarri ku topi nuk donte të futej në portë. Sot do të përballen me njëri-tjetrin si rivalë në Superkupën e Italisë, pas 2 vitesh.

PRECEDENTI- Kujtimet na çojnë në “Dragao”, kur luhej ndeshja PortoInter, e kthimit për fazën 1/8-ave të Champions-it. Luhet minuta e 95-të dhe Interi iu fal Onanës për të mbrojtur fitoren 1-0 në “San Siro”. Dumfris ndërkohë sapo kishte shpëtuar një rast në vijën fatale. Taremi nuk tregohet i saktë duke goditur shtyllën e Onanës dhe ngrin zemrat e zikaltërve.

Rezultati 1-1 mund ta kishte çuar në shtesë. Por nuk ia doli dot Porto, edhe pse 30 sekonda nga fundi Interi falënderoi dikë nga qielli. Sërish traversë e Grujic.

Interi u kualifikua në çerekfinale, ndërsa Porto u eliminua e tërbuar. Serxho Konseisao e humbi toruan aq sa nuk ia dha dorën mikut të tij Inzagi në fundin e ndeshjes. Inzagi shkoi afër tij, ashtu siç ndodh me çdo trajner pas ndeshjeve. Por Serxho i tërbuar u largua dhe nuk e takoi, sigurisht prej mungesës së fatit. Simone e kuptoi momentin e tij, i bëri një ledhatim pas qafës. Nga ai moment nuk janë sfiduar më me njëri-tjetrin. Me siguri sot do të takohen…