Iker Kasijas pas tronditjes që i dha të gjithë botës së futbollit, në momentin kur u përhap lajmi se portieri kishte pësuar një sulm në zemër gjatë stërvitjes me Porton, tashmë është në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Madje vetë Kasijas nëpërmjet një postimi në Instagram siguroi të gjithë dashamirësit e tij se ishte në gjendje të normalizuar, ndërsa kaloi një frikë të madhe.
Tashmë mbetet në pikëpyetje e ardhmja e tij në futboll, teksa mjekët ende nuk mund të japin një përgjigje vendimtare. “Duhet të presim se si do të reagojë në fazën e rehabilitimit, nëse funksioni kardiak do të rikthehet në normalitet të plotë. Por është një situatë e cila do të shikohet gjatë 3 deri në 6 muajve të ardhshëm”, ishin fjalët e mjekëve.
Megjithatë, mosha 37-vjeçare mund ta shtyjë Kasijasin të pensionohet, teksa është për të ardhur keq pasi kjo nuk ishte mënyra e duhur e lamtumirës nga futbolli për një nga portierët më të mirë të historisë./vipsport/