Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listen e lojtareve qe do te grumbulloje per fazen pergatitore ne prag te Kampionatit Europian dhe pas faktit te grumbullimit te kater portiereve, u mendua se njeri prej tyre po te ishte edhe portieri kampion Alen Sherri.

Alen Sherri nuk ishte në listë, tekniku brazilian preferoi Simon Simonin në vendin e portierit të Egnatias. Në lidhje me këtë mungesë, 26-vjeçari shkodran reagoi për emisionin “Zona 30” në RTSH.

“E prisja një ftesë nga ecuria që kemi bërë në kampionat, por nuk është problem, është zgjedhje e stafit, duhet të punojë më tepër që herën tjetër të jem pjesë e listës për grumbullimet e ardhshme.”