Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, ka shpjeguar se pse ka shkuar në tribunë sot për ndeshjen ndaj Dinamos, duke mos qenë në stol për shkak të situatës shëndetësore.
“Në tribunë? Vendosëm bashkë me stafin që doja ta shihja nga tribuna. Shihet mirë. Të fitosh bën gjithmonë mirë, ndaj e pashë mirë.
Shëndeti? Jam mirë, jam mirë. Jam pak i mërzitur për golin e anuluar. Por sipas meje nuk kishte pozicion jashtë loje, duhet parë mirë se shpesh me këto sepse si gjatë gjithë vitit, kompromentohet paraqitja e skuadrës dhe ne duhet të shpëtojmë. Duhet ta shihte mirë atë situatë, ndoshta gabohem, por rrallëherë gabohem. Se një episod vendos një sezon dhe duhet të jemi të kujdesshëm me këto vlerësime.
Skuadra deri tani ka bërë paraqitje të mëdha, gjithë vitin. Këtë javë u kam thënë që i besoj deri në frymëmarrjen e fundit. Ka ende tre pikë në lojë. Normale që në ndeshjet e fundit fitorja nuk ka ardhur, për situata të ndryshme që janë pjesë e futbollit. Për gabime individuale, gabon gol. Por të mendojmë për ndeshjen tjetër që është më e rëndësishmja.
Është e vështirë e ndryshuam modul loje. Trajneri duhet të jetë gjithmonë gabim dhe me Plan B, kemi punuar shumë këtë javë. Djemtë në fushë kanë interpretuan shumë mirë ndeshjen”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.