Vllaznia mori një fitore të vështirë ndaj Apolonië ditën e sotme, duke triumfuar minimalisht. Pas përfundimit të ndeshjes,. Për mikrofonat e “Supersport”, trajneri i Vllaznisë është shprehur se nuk është i lumtur sot me sulmin, teksa tregon se kundërshtari më i vështirë në Superiore ka qenë Laçi.bandicam 2020-12-23 15-47-31-143

“Reagimi që prisnit? Bëmë dy ndeshje të mira në pak ditë. Nuk është e lehtë të luash për 3 ditë. Kemi pasur probleme me fushën. Jam i pakënaqur me sulmin, pasi mund të kishim shënuar golin e dytë dhe të tretë që të ishim më të qetë. Do mundohemi ta rregullojmë këtë pjesë.

Rreziku i Apolonisë? Apolonia nuk na vendosi shumë në vështirësi. Megjithatë rezultati 1-0 është i rrezikshëm.

Dunga? Ne jemi optimistë për rikthimin e Dungës, Është një lojtar shumë i mirë dhe i rëndësishëm. Është një mungesë e madhe për ne. Nuk e kemi një datë se kur mund të rikthehet.

Rivali më i vështirë në Superiore? Çdo ndeshje është shumë e vështirë, por unë mund t’iu them se skuadra më e vështirë ishte Laçi.”, tha Brdariç.