Egnatia – Laçi ka përfunduar me rezultatin 0-0. Kështu u mbyll kjo sfidë e parë e Kupës së Shqipërisë, e vlefshme për fazën çerekfinale të saj.

Edhe pse rastet nuk munguan nga të dy skuadrat, në fund ishte barazimi rezultati i 90 minutave.

Në këtë mënyrë gjithçka lihet e hapur për sfidën e kthimit, e cila do të zhvillohet pas 2 javëve. Do të duhen minimalisht edhe 90 minuta të tjera për të vendosur se cili ekip do të shkojë më tej.

EGNATIA- LAÇI 0-0

EGNATIA: Puja, Fangaj, Malota, Atanda, Musta, Agbekpornu, Mëllugja, Fernando, Xhekson, Duamena, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Bajramaj, Ujka, Manellari, Spahiu, Mazrekaj, Guindo.

Trajner: Gentian Mezani