Bylis 0 – 0 Laçi

Bylis dhe Laçi kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me rezultatin 0-0.

Edhe pse kishte raste, asnjë nga ekipet nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës, duke e lënë këtë ndeshje “thatë”. Ndërkohë që në minutën e 3-të, Hamiti men ndihmën e sistemit VAR, i tha “jo” një penalltie të kërkuar nga kurbinasit.

Me këtë barazim, Laçi mbetet në vendin e 6-të me 33 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, ballshiotët me 32 pikë ngjiten në vendin e 7-të, duke rikthyer Tiranën në “zonën e ftohtë”.

Superiore: Java 30
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:
Bylis:
 Batista, Bruno, Përndreca, Ilieski, Ofori, Muktar, Përgjoni, Abazaj, Përndreca, Berko, Malomo. Trajner: Gentian Mezani
Laçi: Molla, Kurti, Kristian, Prodani, Shabani, Manellari, Bullari, Mjaki, Opeh, Traore, Tresa. Trajner: Françesko Moriero