Duhej të rezultonte një momente feste për Hamdi Salihin dita e sotme, por faktikisht nuk ishte e tillë.

Skuadra e bomberit shkodran, Nojshtadi ka humbur në shtëpi betejën e parë për ngjitjen në elitën e futbollit austriak.

Humbja me rezultatin 0-2 ndaj St Poltenit, ekipit që në elitën e futbollit në Austri u rendit në vendin e fundit, tregon se ka pak për t’u diskutuar në ndeshjen e kthimit.

Një finale pa shumë histori edhe për Hamdi Salihin, që luajti nga minuta e parë në fushën e lojës, por pa arritur të ndihmojë skuadrën e Nojshtadit.

Ndeshja e kthimit do të luhet në datën 3 qershor, ndërsa St Polteni është vetëm një hap larg mbijetesës, ndërsa Salihi mund të thuhet se ka dështuar me objektivin e klubit të tij. /vipsport/