Një ofertë faraonike mësohet se ka ardhur në drejtim të Mesut Ozilit.

Klubi arab, Al Naser i ka ofruar mesfushorit të Arsenalit një pagë neto prej 16.8 milionë eurosh në sezon.

Ozil nuk ka marrëdhënia të mira me drejtuesit e Arsenalit dhe trajnerin Arteta, pasi shumë herë është lënë në stol.

Mesfushori ende nuk ka dhënë një përgjigje për ofertën e klubit nga Arabia Saudite.