Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit. Ashtu sikundër e kishte paralajmëruar “Panorama Sport” ditë më parë, tashmë nuk ka më dilema.
Pritet që trajneri i ri të marrë detyrën zyrtarisht në nisje të javës që vjen, ndërsa akordi tashmë është arritur me administratorin.
Trajneri kryeqytetas do të realizojë edhe merkaton, ndërsa pritet që me vete të marrë edhe disa lojtarë të Skënderbeut. Ishte vetë Sinan Idrizi që i dha fund kaosit të krijuar për çështjen e stolit, ndërsa për gazetën tha:
“E pranoj që jam takuar me Dajën, kemi shkëmbyer ide se çfarë mund të bëjmë, nëse do të bashkëpunojmë ose jo, se nuk i dihet se çfarë do të ndodhë”.