Njëherë po, njëherë jo, njëherë ndoshta? Kësaj fjalie tashmë i ka ardhur fundi për trajnerin Ze Maria pasi sot trajneri brazilian ka vendosur të bashkëpunojë me 24-herë kampionët e vendit.

Klubi i Tiranës ka njoftuar se tekniku i njohur ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me bardheblutë. Projekti Superiore nis zyrtarisht me rinovimin e Ze Marias, i cili arriti të rikthente Tiranën në elitë.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

“Projekti Superiore nis me rinovimin e Ze Marias

Ka nisur sot zyrtarisht projekti Superiore. Presidenti Refik Halili ka gjetur akordin me trajnerin Ze Maria per te rinovuar kontraten per dy vitet e ardhshme.

Se bashku me te kane rinovuar dhe ndihmes trajneri Marco Aurelio dhe pergatitesi atletik Rafael Costa.

Marreveshja e re ka sjelle shtrengimin e duarve mes paleve per nje projekt ambicioz.

Klubi vijon punen per bere gati pergatitjet verore dhe skuadren Superiore”.

Kujtojmë që negociatat kishin ngecur pasi drejtuesit e Tiranës kërkonin që Ze Maria të rinovonte me të njëjtat kushte e sezonit që lamë pas, ndërsa braziliani kërkonte rritje page dhe një kontratë 2-vjeçare.

Tashmë kjo ka ardhur dhe nuk mbetet gjë tjetër veçse ai të nisë punën me Tiranën e Superiores.