DINAMO 4-0 VLLAZNIA

17′, 49′ Mandela, 36′, 59′ (p) Zabërgja

NGJARJET KRYESORE

65’ Lorran i lë vendin në fushë Gudiabit në radhët e Dinamos.

62’ Mandela lëshon një tjetër gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës, këtë herë Jukaj devijon.

62’ Qato dhe Deliu i lënë vendin në fushë Kahrimanoviç dhe Grudës në radhët e Vllaznisë.

59’ GOOOL DINAMO 4-0 / Zabërgja nuk gabon nga pika e bardhë. (VIDEO)

58’ Penallti për Dinamon! Jukaj gabon daljen ndaj Mandelës me faull. (VIDEO)

56’ Mala dhe Aliji ndëshkohen me karton të verdhë për një përplasje mes të dyve.

55’ Menjëherë situata zhvendoset në anën tjetër, ku Mandela i vetëm gjuan por gjen përgjigjen e Jukajt i cili devijon në këndore. (VIDEO)

54’ Mensah ka mundësinë në zonë të gjuajë në portë, por Teqja e ndal në mënyrën e duhur.

49’ GOOOL DINAMO 3-0/ Nani niset në të djathtën, pasimi i tij në zonë është për Mandelan i cili nuk gabon dhe shënon golin e tretë për blutë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Dodaj dhe Jago ngelin në dhomat e zhveshjes, në lojë futen Mensah dhe Çoba.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës me avantazhin e dyfishtë të Dinamos!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Qato nxjerr një top të gjatë për Dodaj, Teqja del jashtë portës dhe largon rrezikun. (VIDEO)

36’ GOOOL DINAMO 2-0/ Dalje e gabuar nga Jukaj, Zabërgja përfiton nga mundësia për të dyfishuar shifrat.(VIDEO)

35’ Ndërhyn ndaj Zabërgjas, Jago ndëshkohet me karton të verdhë.

31’ Mandela depërton në zonë, gjuan me të majtën por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

28’ Mala gjuan sërish nga këndorja, Stojanoviç e gjen topin por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin e Teqjas. (VIDEO)

26’ Mala harkon nga këndorja, Vllaznia pretendon për penallti. Pamjet tregojnë të kundërtën, që nuk ka prekje me dorë në zonë. (VIDEO) (VIDEO)

24’ Jago harkon një top drejt zonës, Aliji e largon sferën që po shkonte drejt Deliut. (VIDEO)

17’ GOOOL DINAMO 1-0/ Kundërsulm i rrezikshëm, Zabërgja pason për Mandelën, ky i fundit mposht Jukajn dhe gjen rrugën e rrjetës. (VIDEO)

11’ Dalje e shpejtë nga Dinamo, Nani harkon, por Stojanoviç bën detyrën dhe largon rrezikun nga zona. (VIDEO)

10’ Mala harkon nga goditja e këndit dhe gjen Balajn në zonë i cili godet me kokë. Topi ndalet nga Zabërgja dhe më pas shkon në duart e Teqjas. (VIDEO)

8’ Dinamo tenton kundërsulmin, por goditja e Meksit ndalet nga Repaj. (VIDEO)

4’ Jago pason për Dodajn, ky i fundit gjuan me kokë dhe topi shkon në duart e Teqjas.(VIDEO)

1′ Starton dueli!