Manchester United është një nga momentet më të vështira të historisë. Djajtë e kuq janë kthyer në një tjetër luftë, në atë të mbijetesës. Shumë rezultate negative radhazi dhe Ruben Amorim duket se nuk e ka shkopin magjik.

Drejtuesit e klubit janë gati për t’i bërë Ruben Amorim një dhuratë të madhe. Viktor Gyokeres do të merret që në janar sipas raportimeve që vijnë nga mediat britanike.

Pavarësisht se në fillim ishte folur se ky transferim do të kryhej në qershor, në bazë të rezultateve të fundit drejtuesit e Manchester United po lëvizin për ta mbyllur kalimin sa më shpejt të jetë e mundur. /Sport Ekspres/