Pak ditë më parë, ishte vetë portieri i Bajern Mynihut, Manuel Nojer ai që tha se dëmtimi i tij është aq i rëndë, sa me një dëmtim të dytë, rrezikohet karriera.

Kontrollet e fundit mjekësore kanë rezultuar tepër pozitive për gardianin e kombëtares gjermane, duke i dhënë një shpresë të madhe për Botërorin.

Portieri 32-vjeçar, ka dalë gjatë ditës së sotme në stërvitje me skuadrën, duke lënë pas dëmtimin e gjatë që ka pasur.

Ai u dëmtua në një ndeshje përballë Mainzit, në shtatorin e 2017, duke u detyruar të qëndrojë 6 muaj larg fushave të blerta./vipsport/