Premier Liga do të ulë sot siparin me kampionin e ri që do të kurorëzohet pasditen e sotme. Mançester Siti kryesues dhe Liverpuli që numëron vetëm 1 pikë më pak, kanë lënë gjithçka për momentin e fundit dhe sot do të provojnë shansin e tyre të fundit.

Të dyja skuadrat, kanë ndeshje të lehta në letër, por që dinë të hapin jo pak probleme në fushë.

Mançester Siti do të luajë në transfertë ndaj Brajtonit në orën 16:00, ndërkohë që Liverpuli do të presë në “Anfield Road” Uolvesin e vendit të shtatë.

Brajtoni e ka siguruar matematikisht mbijetesën dhe sot luan pa asnjë presion kështu që Siti nuk do ta ketë aspak të lehtë në transfertë.

Kampioni i ri do të shpallet direkt nga kampionati dhe nëse shkojnë në barazim pikësh, është Siti kampioni i ri i Anglisë. Duhet që Siti të humbasë në transfertë dhe Liverpuli të barazojë në shtëpi për të shkuar në barazim pikësh.

Aktualisht, “Qytetarët” kanë shënuar 4 gola më shumë se Liverpuli dhe barazimi i pikëve i jep titullin kampion për shkak të golaverazhit. /vipsport/