Prej javësh tashmë te Vllaznia po punohet për prishjen e kontratës me konsensus të Ante Aralicës, por siç duket diçka e tillë do të jetë shumë e vështirë.
Drejtuesit nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me lojtarin kroat për të prishur kontratën mes tyre. Lufta ka nisur me lojtarin që nuk pranon të prishë kontratën, me atë aktuale që i përfundon në fund të sezonit.
Aralica nuk preferohet nga Mirel Josa dhe tashmë kundër lojtarit kanë dalë edhe dëmtimet, pasi në miqësoren e fundit me Kastriotin është parë që kroati të bente vetëm vrapime rreth fushës, ndërsa më pas do të shikonte këtë duel nga tribuna.
Shanset e tij të largimit janë të shumta duke marrë shkak edhe deklaratën e treajnerit pas duelit me krutanët që theksoi se lojtarit i janë shfaqur problemet e mëparshem dhe se klubi duhet të gjente një zgjidhje për të./newsport/