Enea Jorgji do të vazhdojë të mbetet një gjyqtar ndërkombëtar i Kategorisë së Dytë të paktën deri në fundin e sezonit 2019-2020.

Ky ka qenë vendimi që ka dalë nga zyrat e UEFA-s me ndryshmet e fundit dhe përditësimet që u janë bërë listave të gjyqtarëve në mbyllje të këtij viti.

Gjyqtari ndërkombëtar priste një rritje për të kaluar në Kategorinë e Parë por kështu nuk ka ndodhur dhe kësisoj ai do të vazhdoj të jetë në këtë kategori.

Tashmë Jorgjit i mbetet të shpresojë që në pjesën e dytë të edicionit, t’i besohen ndeshje në arenën ndërkombëtare ku mund të tregojë se bilbili elbasanas meriton “rritje në detyrë” të paktën për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, ka qenë FIFA ajo që ka bërë një ndryshim duke larguar përfundimisht nga listat e saj një gjyqtar shqiptar. VIP Sport ka mësuar se në vitin 2020, Shqipëria nuk do të ketë përfaqësues ndërkombëtar në futbollin e sallës, pasi Kreshnik Hakrama, i cili mbante stemën e FIFA-s që nga viti 2005, nuk do të ushtrojë më këtë detyrë në arenën ndërkombëtare dhe nuk është përzgjedhur asnjë emër tjetër për ta zëvendësuar. /vipsport/