Nuk ka surpriza në Rrogozhinë. Egnatia mposht laçin 3-1 dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.Në sfidën e zhvilluar në “Egnatia Arena”, vendasit ishin dominues në të gjithë ndeshjen, teksa ai dolën që në pojesën e parë të dërgonin topin dy herë në rrjetë. Fillimisht Montenegro do të kalonte në avantazh në minutën e 19-të, teksa Albano Aleksi do të dyfishonte nga pika e penalltisë në minutën e 37-të.
Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat me kurbinasit që ishin “inekzistentë” në 45-minutat e para. Ndërkohë në pjesën e dytë është sërish Egnatia që gjen golin, ku Montenegro do të shënonte golin e dytë personal dhe të 3-tin për rrogozhinasit në minutën e 50-të.
Kur dukej se bardhezinjtë u dorëzuan, erdhi dhe goli nga “djemtë” e Armando Cungut. Në minutën e 61-të Myrta do të ngushtonte shifrat në 3-1, teksa do të mposhte Sherrin. Laçi pati sërish mundësinë të rihapte sfidën, teksa në minutën e 68-të do të fitonte një penallti, por Kryeziu do të ndalej nga Sherri. Fati nuk është me bardhezinjtë dhe ndeshja rifilon po 3-1.
Pavarësisht këmbënguljes së Laçit, në mnutat e mbetura nuk pati gola të tjerë dhe në këtë mënryë rrogozhinasit kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë me rezultat për përgjithshëm 4-1, pasi kanë triumfuar 1-0 në takimin e parë mes tyre.
EGNATIA – LAÇI 3 – 1
(Montenegro 19′, 50′, Aleksi 37′ p, Myrta 61′)