FSHF duket se nuk ka ndër mend të tregojë fillimisht respektin për shqiptarët kur në vendin tonë mbërrijnë të huaj. Pasi u bë një skandal me akreditimet dhe ishin të shumtë gazetarët sportivë që nuk morën një “badge” për të qenë të pranishëm në stadium, një tjetër skandal vjen për ato që kanë arritur të marrin akreditimin.

Gazetarët nuk janë vënë në vendin e tyre teksa u është rezervuar një vend në tarracë ku mundësitë për të parë ndeshjen në kushte komode dhe të përshtatshme për punën, janë praktikisht zero. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, vihet re një tjetër çudi në tavolinat e gazetarëve.

Të shumta janë dhënë akreditimet e atyre që nuk kanë lidhje aspak me gazetarinë sportive. Natyrisht çdo gazetar ka emrin e tij por në “tarracën e gazetarëve” të “Air Albania”, ka edhe tifozë të shumtë me beixhin e akreditimit. /VipSport/