Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti në vendin tonë.
I pari i qeverisë ishte i ftuar në emisionin “Përballë” dhe kur u pyet për ndonjë paketë të mundshme ekonomike në ndihmë të sportit ashtu siç ka ndodhur në shtetet e tjera, ai theksoi se prioritet është të sigurohet jetesa për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.
Duke i mëshuar faktit se nuk është problem i madh që nuk ka ndeshje në fundjavë, kryeministri Rama u shpreh:
“Unë i mirëkuptoj futbollistët për pretendimet e tyre, i kuptoj shumë mirë. Por duhet ta kuptojnë që të gjemi në hall në këto momente, edhe vetë qeveria është në hall tani.
Nuk mendoj se ka ndonjë vështirësi shumë të madhe se nuk luhet ai kalendari i ndeshjeve të javës. Ne duhet të shohim njëherë atë shtresën që është më nevojë tani dhe që kanë vështirësi të madhe ekonomike”, përfundoi ai.