Në Shqipëri akuzat kundër arbitrave nuk kanë fund. Këtë herë një reagim i ashpër vjen nga Korabi, i cili akuzon arbitrin Laver Alla për gjykim tendencioz.
Në ndeshjen mes Besës dhe Korabit, e përfunduar me rezultatin 2-1, arbitri i takimit i ka dhënë një penallti të diskutueshme ekipit vendas dhe dy kartona të kuq kundër ekipit të Korabit.
Vetë klubi ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, teksa është shprehur: “Ia dole Laver!”.
Pas kësaj humbje, ekipi i Korabit ka humbur mundësinë për të luftuar me skuadrat e grupit të parë, që do të luajnë në Kategorinë e Parë. /vipsport/