Nuk kanë fund “firot” te Kukësi. Pas largimeve të fundit të Rrocës dhe Musollit duket se nga skuadra verilindore do të largohen edhe dy titullarë të tjerë.

Bëhet fjalë për mbrojtësit, Obanor dhe Maliqi që kanë përfunduar kontratën me Kukësit. Klubi u ka ofruar që të dy lojtarëve rinovimin e kontratës, por për momentin si Obanor dhe Maliqi kanë refuzuar të firmosin.

I pari ka kërkuar një pagë të lartë nga drejtuesit për të vijuar karrierën e tij te Kukësi, ndërsa Maliqi ka oferta nga jashtë Shqipërisë e për këtë arsye nuk pranon të rinovojë.

Që të dy futbollistët janë pjesë e rëndësishme e formacionit të Gegës dhe me largimin e tyre do të shtoheshin edhe më shumë problemet për stafin teknik. Brenda ditës së premte pritet që të mbyllen përfundimisht këto çështje me Kukësin që do të futet sërish në merkato në rast largimi të futbollistëve./newsport/