Kukësi vazhdon me largimin e lojtarëve që nuk kanë bindur drejtuesit gjatë pjesës së parë të sezonit. Tashmë numri i tyre ende pa nisur zyrtarisht merkatoja e janarit ka shkuar në 7-të. I fundit që i shtohet listës është lojtari i cili erdhi me shumë bujë gjatë verës, për shkak të eksperiencës së tij.
Bëhet fjalë për Giasin, me të cilin klubi ka prishur kontratën në mënyrë konsensuale. 31-vjeçari nuk i aka dalë të bindë drejtuesit, të cilët tashmë i kanë treguar edhe derën për t’u larguar nga Kukësi, teksa mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.
Ganezi nuk do të jetë i fundit, dhe sipas informacioneve të tjera largime pritet të ketë nga verilindorët, të cilët duket se i janë nënshtruar një spastrimi të thellë të ekipit, dhe me konfirmimin e një emri të ri në stol, do të ketë shumë ndryshimesh.
Emrat e pare kane filluar te permenden teksa me te preferuarit per momentin jane dy trajnere kosovare, por gjithsesi ne ditet e para te janarit do te mesohet me teper ne lidhje me kete çeshtje.