Pas Darko Dodev vjen edhe largimi i dyte nga Vllaznia. Behet fjale per futbollistin Konstatin Cheshmedjiev. Edhe me te, klubi shkodran ka arritur diten e sotme nje marreveshje per nderprerjen e bashkepunimit.
Ka qene vete ai qe e ka bere serish te ditur edhe kete “divorc” permes nje tjeter postimi ne faqen e tij zyrtare ku shkruan:
ZYRTARE
KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit edhe me futbollistin Konstantin Cheshmedjiev. Klubi dhe mbrojtësi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.
KF Vllaznia e falënderon Konstantin Cheshmedjiev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.
Faleminderit Konstantin Cheshmedjiev!
Numri i te larguarve ka shkuar ne dy, por me siguri qe deri ne afatin e mbylljes se merkatos dimerore do te kete edhe te tjera largime, ashtu siç pritet te kete edhe perforcime./SHKODRA-SPORT.COM/